
Kryeministri Edi Rama, në takimin me deputetët e Partisë Socialiste, caktoi objektivat e rinj për mandatin e tretë, ku spikat bashkëpunimi me opozitën dhe zgjedhja e një Presidenti konsensual.
“Me Ilir Metën dhe me partinë e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta duhet të shkarkohet nga detyra si një personifikim i antishtetit, i ndëshkuar nga populli më 25 prill, një personazh grotesk që e turpëron Shqipërinë dhe çdo qytetar normal me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të votuar në bllok shkarkimin. Është shumë herët për të folur për zëvendësuesin e tij, por në çdo rast do të konsultohemi me PD-në për emrin e Presidentit të ri”, tha Rama. (A2 Televizion)