
Gjyqtari i shkallës së dytë të vetting-ut Luan Daci, u mor sot i pandehur nga SPAK nën akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.
Por sipas avokatëve mbrojtës, në seancën e sotme nuk pati asgjë të re, pasi sipas tyre ndaj gjyqtarit nuk ekziston asnjë vepër penale. “Pavarësisht, ka një vendim të formës së prerë të apelit që e cilëson si të paligjshëm dhe vërteton se nuk ka vepër penale. Në këtë pikëpamje nuk mund të gjykohet përsëri për të njëjtën vepër penale”.
Lidhur me pezullimin e tij nga funksioni si anëtar i KPA mbrojtja deklaron se asnjë institucion nuk mund ta marrë një veprim të tillë për sa kohë ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit. (A2 Televizion)