Një vajzë e re është vrarë nga luanët në një kopsht zoologjik privat në Afrikën e Jugut.
Swane van Wyke ndërroi jetë nga plagët e shumta të marra pasi u sulmua nga luanët kur ajo po punonte në rrethimin e tyre.
Mjekët e gjetën të renë të mbuluar nga gjaku dhe me plagë të thella kafshimi, por pavarësisht përpjekjeve, Swane nuk i mbijetoi dot plagëve.
Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)