Pas kërkesës së 7 deputetëve kundër zgjedhjeve për kreun e PD, Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa është shprehur se kjo nismë e tyre është anti-statutore dhe një shërbim i radhës për familjen Berisha. Ai ishte i ftuar mëngjesin e së martës në Ditarin e orës 09:00 në A2 CNN. “Formulari është kërkuar nga Flamur Noka, Sahit Dollapi. Ata kanë marrë në telefon persona nga Këshilli Kombëtar që të firmosin formularin. Ne e kemi të sigurt këtë informacion pasi është i konfirmuar nga dhjetëra burime. Zoti Bardhi nuk është pjesë e formularit”. (A2 Televizion)
“Lufta” e procedurave në PD, Sefa: Formulari është kërkuar nga Flamur Noka, Sahit Dollapi
