Lufta kundër bandave në El Salvador, lirohen 3000 të arrestuar

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 07:17 | Bota
Lufta kundër bandave në El Salvador, lirohen 3000 të arrestuar

Të paktën 3 mijë persona të arrestuar, sipas politikës kufizuese, kundër bandave të armatosura janë liruar pasi janë shpallur të pafajshëm në El Salvador. Lajmi u konfirmua nga presidenti i vendit, Nayib Bukele.

Lirimi i të arrestuarve vjen pas nisjes së qeverisë në fillim të vitit 2022 të një "lufte" frontale kundër bandave të dhunshme që rrënojnë vendin e Amerikës Qendrore.

Më shumë se 61.000 persona të dyshuar si anëtarë të bandës janë arrestuar. Gjendja e jashtëzakonshme në vend është zgjatur edhe për 30 ditë, deri më 15 shkurt. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/04/el-salvadori-i-shpall-lufte-krimit-10-mije-ushtare-ne-terren-kunder-bandave/

A2 CNN Livestream

Latest Videos