Lufta kundër korrupsionit, Ambasada e SHBA: Prioriteti ynë, çdo javë një nismë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 10:32 | Aktualitet
Lufta kundër korrupsionit, Ambasada e SHBA: Prioriteti ynë, çdo

Ambasada Amerikane në Tiranë ka theksuar edhe një herë tjetër, me anë të një postimi në rrjetet sociale, se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së saj.

Ambasada thekson se çdo javë do të nënvizojë një nismë që është ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Këtë herë, me anë të një video tregohet më shumë mbi projektet që Ambasada e ShBA-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë”, thuhet në postim, ndërsa bashkëngjitur është postuar edhe video. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos