
Ekzekutivi i Unionit Europian propozoi një ndalim 30 ditor për udhëtarët e huaj që duan të hyjnë në vendet e bllokut, si një tjetër masë ekstreme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Sa më pak udhëtime të ketë, aq më shumë mundësi kemi ne për ta ndaluar virusi, Për këtë arsye, iu propozoj krerëve të shteteve dhe qeverive që të vendosim një ndalesë të përkohshmë për udhëtimet jo të nevojshme në BE”, deklaroi shefja e Komisionit Europian, Ursuala Von Der Leyen.
“Këto kufizime të udhëtimit duhet të kenë një periudhë paraprake 30 ditore, por mund të zgjaten në kohë, në varësi të situatës”.
Ajo shtoi se përjashtim bëjnë rezidentët afatgjatë të BE, anëtarë e familjes së shtetasve të BE, diplomatët, mjekët dhe kërkuesit që punojnë për zgjidhjen e krizës. (A2 Televizion)