Lufta në Ukrainë, alarm për bombardimet pranë centralit bërthamor

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 17:19 | Bota
Lufta në Ukrainë, alarm për bombardimet pranë centralit

Rikthehen shqetësimet për një incident bërthamor në Ukrainë, ndërsa centrali i Zaporizhas është vënë sërish në qendër të bombardimeve.

Më shumë se 10 shpërthime u regjistruan pranë centralit më të madh në Europë gjatë fundjavë, duke nxitur thirrjen urgjente të Agjencisë Ndërkombëtare për energjinë bërthamore, që të ndalen luftimet. Ekspertë të agjencisë se OKB të cilët siç thuhet, dëshmuan disa prej shpërthimeve nga dritarja, inspektojnë sot zonën.

Kreu i agjencisë, Rafael Grossi, deklaroi se bombardimet kishin ndodhur vetëm pak metra larg sistemeve të sigurisë në impiantin bërthamor dhe shtoi se ishte konsultuar me udhëheqësit botërorë lidhur me zhvillimet.

“Lajmet nga ekipi ynë janë ekstremisht shqetësuese. Shpërthimet pranë centralit bërthamor janë totalisht të paprekshme”, tha Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimet. Moska u bëri thirrje vendeve të tjera të shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të ndihmuar në qetësimin e situatës atje. Sakaq, Kievi akuzon Rusinë për gjenocide, teksa siç thotë po sulmon centralin e Zaporizhias për të ndërprerë furnizimin me energji për ukrainasit. Në një mesazh me rastin e ditës së dinjitetit dhe lirisë, kur Ukraina për kujton protestuesit e vrarë ne 2013 dhe 2014, Zelenski u shpreh: “Ne do të luftojmë dhe do të rezistojmë. Ne do të fitojmë dhe do të mblidhemi në sheshin e pavarësisë ku do të festojmë fitoren e Ukrainës”.

Më herët, Zelenski foli për situatë ekstremisht të vështirë në rajonin lindor të Donetsk, ku vetëm të dielën pati mbi 400 sulme me artileri. Autoritet raportojnë për sulme edhe në Khersonin e sapoçliruar, ku thuhet se ka viktima mes qytetarëve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos