
Zyrtarët rusë dhe ukrainas kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet e fundit në termocentralin bërthamor Zaporizhia.
Shpërthime të fuqishme tronditën këtë zonë të rrezikshme gjatë fundjavës, duke ngritur shqetësimet për një aksident të mundshëm bërthamor.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, vlerësoi se sulmet në termocentralin bërthamor të Zaporizhia të Ukrainës ishin "plotësisht të qëllimshme dhe të synuara", dhe e vlerësoi situatën "jashtëzakonisht serioze". (A2 Televizion)