Lufta në Ukrainë, thirrja e papës për Rusinë: Rikthe marrëveshjen e grurit

Nga A2 CNN
31 Korrik 2023, 10:18 | Bota
Lufta në Ukrainë, thirrja e papës për Rusinë: Rikthe

Papa Françesku i bëri thirrje Rusisë t'i rikthehet marrëveshjes për grurin në Detin e Zi, përmes së cilës Moska lejonte Ukrainën të eksportonte drithëra nga portet e saj, pavarësisht luftës.

Në mesazhin e tij për turmën në sheshin Shën Pjetër, kreu i Selisë së Shenjtë u lut gjithashtu për Libanin, pak ditë para përvjetorit të tretë të shpërthimit në portin e Bejrutit ku u vranë mbi 220 vetë.

Le të mos i ndalim lutjet për Ukrainën e martirizuar ku lufta ka shkatërruar gjithçka, përfshirë edhe grurin. Ky është një ofendim i madh për Zotin, pasi gruri është dhurata e tij për të ushqyer njerëzimin. Britma e miliona njerëzve që vuajnë, shkon deri në parajsë. U bëj thirrje autoriteteve të Federatës Ruse që t'i rikthehen marrëveshjes së grurit në Detin e Zi, në mënyrë që transporti i drithërave të rinisë në mënyrë të sigurt." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos