Lufta në Ukrainë, trupat ruse rigrupohen pranë Kievit për t’u fokusuar në Donbas

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 22:20 | Bota
Lufta në Ukrainë, trupat ruse rigrupohen pranë Kievit për

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se forcat e saj pranë kryeqytetit të Ukrainës dhe në Chernihiv po rigrupohen për tu fokusuar në çlirimin e Donbasit. Kjo vjen pasi Moska njoftoi se do të ulte ndjeshëm sulmet në këtë zonë.

“Në drejtimet e Kievit dhe Chernihiv, po zhvillohet një rigrupim i planifikuar i trupave. Gjatë fazës së parë të operacionit special ushtarak të kryer nga forcat e armatosura të Rusisë në territorin e Donbasit dhe Ukrainës, ishte planifikuar të detyrohej armiku në angazhimin e personelit, objekteve, burimeve dhe pajisjeve luftarake për të mbrojtur qytetet e mëdha, përfshirë Kievin, për t'i vendosur ato në fushën e betejës dhe pa i sulmuar këto qytete, duke shmangur humbjet midis civilëve për të mposhtur formacionet e armatosura të Kievit”, tha Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes të Rusisë.

Kjo nuk do t'i lejojë ata të përdorin këto forca kundër operacioneve të forcave tona të armatosura në Donbas. Të gjitha këto synime u përmbushën. Qëllimi I rigrupimit të forcave të armatosura ruse është të fokusohet në frontet kryesor dhe para se të gjithash të përfundon operacioni me çlirimin total të Donbasit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos