
Forcat ruse shtuan sulmet ndaj trupave ukrainase dhe objekteve ushtarake në vijat e frontit në vende si Kupyansk, Bundman dhe Bakhmutin perëndimor gjatë 24 orëve të fundit.
Lajmin e konfirmoi për mediat Ministria ruse e Mbrojtjes sipas të cilës kjo ishte përgjigjja e ofensivës ukrainase të nisur të enjten në drejtim të Soledarit.
Kësisoj u bë e mundur zmbrapsja e të gjitha sulmeve të ushtrisë se Kievit. Por dje ishte zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, që njoftoi se ushtria vendase ka përparuar rreth dy km rreth Bakhmutit pa humbur asnjë pozicion.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ndërkohë u bëri thirrje sot vendeve anëtare të BE-së që të "përshpejtojnë" dërgesat e armëve për forcat ukrainase dhe t'i furnizojnë ato me sisteme artilerie me rreze të gjatë për t'iu përgjigjur sulmeve ruse.
“Ukrainasit kanë nevoja të veçanta. Rusët po i bombardojnë nga një distancë e gjatë, kështu që ata duhet të kenë aftësinë për të arritur të njëjtat distanca, të njëjtën rreze”, shtoi ai pas video konferencës me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba në Stokholm.
Qeveria britanike njoftoi të enjten se do të furnizojë forcat ukrainase me raketa lundrimi me rreze të gjatë Storm Shadow. (A2 Televizion)