Lufta për PD, Berisha: Makinacione të Ramës për të konfiskuar flamurin e demokratëve

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2022, 15:45 | Politikë
Lufta për PD, Berisha: Makinacione të Ramës për të

Sali Berisha e cilësoi si përpjekje të Edi Ramës, betejën ligjore të grupimit të Alibeajt për të marrë vulën e Partisë Demokratike.

“Mungesa e avokatit në seancën e djeshme në gjykatën e Apelit është makinacion i Edi Ramës. Nuk kemi në fokus asnjë njeri tjetër përveç Edi Ramës. Demokratët e dinë. Ai është njeriu që kërkon të konfiskojë flamurin e demokratëve”.

Kërkesën e Alibeajt për alternimin e sondazheve me primaret, në përzgjedhjen e kandidatëve të opozitës për kryetarë bashkie, Berisha nuk e hodhi poshtë, por zgjidhjen e dhënë prej tij e cilëson si më efektive.

“Nuk kam asgjë me sondazhet, por nuk mund të zëvendësojnë votat”.

Berisha foli dhe për protestën e 12 nëntorit, të cilën e parashikoi si brëndakuadrit të mosbindjes civile.

“Ka një frymë urrejtje e revolte të papërmbajtur. Njerëzit me padurim po presin datën 12. Njerëzit thonë pse po vonohet kjo. Një situatë inkandeshente, më mirë se kushdo tjetër e ndjen Edi Rama që shkon e struket në strofulla”.

Protestën, Berisha e cilësoi dhe si një mundësi që demokratët të tregojnë forcën e vërtetë edhe para atyre që duan të marrin partinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos