Kaos total në derbin e Seviljes. Tre futbollistë u ndëshkuan me karton të kuq brenda 15 minutash, ndërsa ndeshja Betis-Sevilla përfundoi në barazim 1-1.
Në minutën e 38, Montiel mori karton të kuq për Sevilla, pas një ndërhyrjeje me takë të ngritur ndaj kundërshtarit. Për Betis, në minutën e 45, u ndëshkua me të kuq Fekir, pasi goditi me bërryl mbrojtësin që po e markonte.
Ndërsa në minutën e 49, Borja Iglesiasit iu dha ndëshkimi maksimal pasi goditi me takë në kavilje, duke lënë Betisin me 9 lojtarë. (A2 Televizion)