"Ngjyrat magjike", Mavraj vishet kuqezi

Nga A2 CNN
4 Janar 2019, 09:54 | Futboll
"Ngjyrat magjike", Mavraj vishet kuqezi

Viti 2019 nisi me ndryshime për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj, i cili la skuadrën greke të Arisit për t’u rikthyer në Gjermani.

Kapiteni kuqezi mbylli me konsensus kontratën me Arisin, vetëm katër muaj pas transferimit në Greqi. Mbrojtësi bëhet lojtari i parë i cili largohet nga Selaniku, me argumentin e dhënë nga drejtuesit e klubit, se nuk ishte në lartësinë e pritshmërive.

Arisi vendosi ta shesë Mavrajn te Ingolstadt-i në Bundeligën 2 gjermane. Pas akordit ndërmjet klubeve, edhe mbrojtësi arriti marrëveshjen për kontratë 1 vit e gjysmë, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Mavraj duket se nuk ka humbur kohë dhe menjëherë është veshur me ngjyrat e skuadrës së re. Ditën e sotme, ai e ka nisur duket postuar një foto në “Facebook”, i veshur me kostumin sportiv kuqezi të skuadrës gjermane, Mavraj shkruan: “Ngjyrat Magjike”.

https://www.facebook.com/m.mavraj15/posts/898066337030628

Kapiteni i Kombëtares do të bashkohet me ekipin në fazën përgatitore në Spanjë. Ai cilësohet si një prej blerjeve të mëdha të skuadrës bavareze, që aktualisht pozicionohet në vendin e fundit në renditje dhe është në garën për të mos rënë nga kategoria. Me kualitetin e Mavrajt dhe eksperiencën e tij në futbollin gjerman, Ingolstadt beson se objektivi sezonal është i arritshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos