
Asnjë sinjal për armëpushim në ditën e 16 të luftës në Ukrainë. Forcat e Vladimir Putin kanë rrethuar disa qytete ukrainase, me imazhet satelitore që tregojnë se ushtarët kanë avancuar me 5 kilometra drejt Kievit.
Trupat janë riorganizuar, me disa që janë shpërndare nëpër pyje e të tjerë që kanë hyrë në zona të banuara pranë Kievit. Rusia e zgjeroi të premten ofensivën me linja të reja sulmi, duke qëlluar me raketa bazat ajrore në qytet perëndimore të Lutsk, cetëm 100 km larg Polonisë dhe Ivano-Frankivsk.
Në Lutsk është goditur edhe një aeroport dhe siç thuhet janë vrarë të paktën 2 ushtarë ukrainas. Për herë të parë që prej nisjes së ofensivës ushtarake 2 javë më parë, u bombardua edhe qyteti i Dnipros në zonën lindore.
Një çerdhe dhe një fabrikë u bënë shënjestër e sulmit dhe një person mbeti i vrarë. Instituti i Fizikës dhe teknologjisë në Kharkiv, që strehon edhe një reaktor nuclear eksperimental u godit nga një sulm rus që sipas autoriteteve ukrainase mund të ketë shkatërruar laboratorë të shumtë.
Moska akuzon Kievin se po përgatit armë kimike e biologjike në laboratorë të financuar nga SHBA, diçka që presidenti ukrainas e mohoi kategorikisht.
“Unë jam presidenti i një vendi të rregullt, me komb të rregullt dhe jam baba i dy fëmijëve. Asnjë armë kimike apo të shkatërrimit në masë nuk po krijohet në vendin tim. E gjithë bota e di. Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, Kharkiv, vijon të jetë nën breshërinë e sulmeve ruse që po shënjestrojnë zonat e banuara”, tha Zelensky.
Situata më rëndë vazhdon të jetë në Mariupol ku Moska nuk po lejon evakuimin e civilëve apo hyrjen e ndihmave humanitare. Sipas raportimeve qytetarët po përjetojnë një ferr të vërtete ndërsa trupat ruse po sulmojnë çdo 30 minuta. Autoritetet ukrainas thonë se ofensiva 10 ditore atje i ka kushtuar jetën të paktën 1300 personave. (A2 Televizion)