Luhen vetëm me një ndeshje, pretendentët për titull, sfidë edhe në çerekfinalet e Kupës

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 17:03 | Futboll
Luhen vetëm me një ndeshje, pretendentët për titull,

Një mënyrë për të shpëtuar sezonin. Rruga për të siguruar një trofe, por mbi të gjitha, garancia për një biletë në kupat e Europës. Kupa e Shqipërisë i merr skenën kampionatit, me pretendentët për titull, Laçi dhe Partizani që sfidohen për një vend në gjysmëfinale.

“Është një ndeshje që kualifikimi është 50 me 50, për vetë ecurinë e skuadrave deri më tani në kampionat. Në kampionat mund të bësh ndonjë hap fals, kurse në Kupë jo. Do e mendojmë këtë 90-minutëshsi një duel ku duhet të japim gjithçka. Objektiv kemi edhe kupën”, u shpreh Ilir Daja, trajner i Partizanit.

Vllaznia dhe Kukësi kërkojnë kthesën në Kupë. Shkodranët kanë një test jo të vështirë me Korabin, ndërsa ekipi i Josës përballet me Teutën.

“U kemi premtuar drejtuesve të klubit se do ta ndryshojmë këtë gjendje. Vërtetë, Korabi vjen nga Kategoria e Parë, por të mos harrojmë se ka eliminuar Tiranën në Kupë. Shpresoj të jemi në gjysmëfinale, si një mundësi e mirë për ta fituar këtë trofe, sepse do të ishte diçka e bukur për Vllazninë dhe Shkodrën”, u shpreh Elvis Plori, zëvendëstrajner i Vllaznisë.

Ekipet që kualifikohen mes katër më të mirave të Kupës do të përcaktohen prej kësaj të mërkure, pasi me formatin e ri, ndeshjet luhen me eliminim të drejtë për drejtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos