Skocia gati të shpallë kampionin në tavolinë. Holanda pezullon futbollin deri në shtator

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 21:50 | Futboll
Skocia gati të shpallë kampionin në tavolinë. Holanda

UEFA bën një hap mbrapa. Pas ultimatumit se në asnjë kampionat elitar në kontinent nuk mund të shpallet kampioni pa u mbyllur sezoni, pasi në të kundërt klubet do të përballeshin me përjashtim nga kupat ndërkombëtare, konfederata evropiane e futbollit zbut qëndrimin.

Sipas mediave skoceze, federata e këtij vendi mund të hapë “dritën jeshile” për përfundimin e kampionatit, duke bërë që Celtic të fitojë titullin kampion në tavolinë. Vendimi i Federatës Skoceze pritet të vijë pasi UEFA njoftoi se edhe skuadrat e ligave të pezulluara dhe që nuk e mbyllin sezonin e plotë, do të lejohet të marrin pjesë në kupat e Evropës.

Të njëjtën rrugë mund të ndjekë edhe Holanda. Futbolli profesionist, ashtu si edhe të gjithë eventet e tjerë sportivë në Vendet e Ulëta do të mbeten të pezulluar deri në muajin shtator. Deklarata erdhi nga kryeministri holandez, Mark Rute, ndërsa tani pritet edhe konfirmimi nga Federata Holandeze, duke bërë që sezoni sportiv 2019-2020 të përfundojë përpara kohe, me Ajax që do të shpallej kampion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos