
Romelu Lukaku është kthyer për të marrë fronin zikaltër. Pas një viti zhgënjyes te Chelsea, sulmuesi zgjodhi të luante sërish me Interin, skuadrën në të cilën shkëlqeu në Serie A dhe ku u kthye në idhullin e tifozëve.
Pas transfertës së fituar me Leçen, belgu do të luajë për herë të parë në San Siro prej majit të vitit 2021, ku festoi titullin kampion dhe u përshëndet me mbështetësit.
Për ndeshjen e mbrëmjes së sotme me Specian, të pranishëm do të jenë 70 mijë tifozë, që këtë herë do brohorasin për rikthimin e Lukakut.
Një tjetër arsye për të festuar te zikaltërit është edhe fakti që klubi largoi nga merkato Skrinjar. Megjithë interesin nga Paris Seint Zhermen, tek Interi vendosën të mos e shesin shtyllën e mbrojtjes. (A2 Televizion)