Lukashenko: I thashë Putinit të mos e vrasë Prigozhin

Nga A2 CNN
27 Qershor 2023, 20:15 | Bota
Lukashenko: I thashë Putinit të mos e vrasë Prigozhin

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha se i kishte kërkuar homologut rus Vladimir Putin të mos eliminonte kreun e Wagner, Yevgeny Prigozhin.

“I thashë Putinit: ne mund ta vrasim, nuk është problem. Ose në provën e parë ose në të dytën. Por unë i kërkova që të mos e bënte”, shpjegoi Lukashenko gjatë një takimi me zyrtarët e sigurisë, sipas një video të transmetuar nga kanali Telegram pranë presidencës, Pool Pervogo.

Më herët presidenti bjellorus konfirmoi se lideri i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin mbërriti në Bjellorusi.

“Shoh që Prigozhin po lëviz me avionin e tij. Po, në fakt ai është në Bjellorusi sot,” u shpreh Lukashenko sipas televizionit publik të Bjellorusisë.

Po ashtu, Lukashenko bëri të ditur se e paralajmëroi shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin se forcat e tij do të shkatërroheshin nëse ata vazhdonin marshimin e tyre drejt kryeqytetit rus. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/27/prigozhin-mberrin-ne-bjellorusi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos