All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Penguan autokolonën e Mbretëreshës, pesë të rinj i pret dënimi me vdekje të mërkurën

Nga A2 CNN
27 Qershor 2023, 16:39 | Bota
All - Paragraf - 1

Pesë demonstrues tajlandez të mërkurën do të njihen me vendimin e drejtësisë në vend, me gjykatën që do të shprehet nëse ata do të ekzekutohen ose jo, pasi akuzohen se penguan autokolonën e mbretëreshës së vendit gjatë një marshimi pro-demokracisë në vitin 2020.

Qindra çështje penale janë ngritur për protestat e drejtuara nga studentët në vitet e fundit, por vetëm pesë të pandehurit e ktij rasti janë akuzuar për shkelje të nenit 110 të Kodit Penal, një vepër që, nëse gjykohet e rëndë, mund të çojë në dënim me vdekje.

All - Paragraf - 3

Ky ligj tajlandez ndalon "veprimet që mund të shkaktojnë pengesë në lirinë e mbretëreshës, trashëgimtarit të fronit dhe regjentit".

Incidenti në fjalë, pasoi një tubim antiqeveritar në Bangkok më 14 tetor 2020 – ditën e përvjetorit të një kryengritjeje popullore në 1973 që çoi në rrëzimin e diktaturës ushtarake që sundonte vendin.

Në këtë ditë, teksa qindra protestues marshuan drejt zyrave të kryeministrit në Shtëpinë e Qeverisë, një autokolonë mbretërore me një limuzinë ku qëndronte mbretëresha Suthida, gruaja e mbretit Maha Vajiralongkorn, dhe djali i tij, Princ Dipangkorn Rasmijoti, u shfaq në të njëjtën rrugë.

All - Paragraf - 6

Imazhet nga ajo ditë nuk tregojnë ndonjë sjellje të dukshme kërcënuese ndaj makinës së mbretëreshës, megjithëse disa njerëz në turmë mbajnë lart pankartat me tre gishta të lëvizjes pro-demokracisë.

Aktivisti studentor Bunkueanun Paothong, i njohur gjerësisht me pseudonimin e tij Francis, është një nga të pandehurit dhe mban profilin më të lartë për shkak të dëshirës së tij për të folur për rastin.

Prokuroria akuzon 23-vjeçarin dhe shokët e tij të pandehur se u larguan nga marshimi për t'i nxitur bashkë protestuesit të bllokojnë autokolonën. Ai gjithashtu pretendon se ata u përleshën me oficerët e policisë që po siguronin rrugën e makinës së Mbretëreshës.

All - Paragraf - 9

Në një intervistë të fundit me Associated Press, ai tha se akuza pretendon se ai komplotoi me katër të tjerët për të dëmtuar lirinë e mbretëreshës.

Francis u dorëzua në polici dy ditë më vonë dhe u akuzua sipas nenit 110. Dënimi minimal për të është 16 vjet burg, por dënimi me vdekje ose burgimi i përjetshëm është i mundur nëse provohet se njëri prej të pandehurve ka vendosur jetën e mbretëreshës në rrezik. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos