Lulëkuqja me 4 petale, simbol i gjenocidit serb në Kosovë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 10:09 | Aktualitet

Mes përpjekjesh e thirrjesh, lulëkuqja me katër petale po synohet që të jetë simbol i gjenocidit serb në Kosovë. Pse u zgjodh lulëkuqja? Arsyet janë shumë, por sfida vazhdon. Kjo nismë për një simbol që dënon gjenocidin e serbëve në Kosovës ka marrë mbështetjen e 14 kuvendeve komunale, ndërkohë pritet që lulëkuqen me katër petale ta pranojë edhe Qeveria, Kuvendi e Presidenca e Kosovës, për të simbolizuar gjenocidin që u krye në vend. Për më shumë, ne do të mësojmë për këtë ide dhe përpjekjet që po bëhen për ta pranuar këtë simbol, nga nënkryetari i qendrës “Gjenocidi në Kosovë: Plagë e Hapur”, Adnan Asllani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos