Lulzim Basha në Kamëz, fton qytetarët në protestën e së hënës

Nga A2 CNN
7 Korrik 2019, 21:12 | Politikë
Lulzim Basha në Kamëz, fton qytetarët në protestën e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me strukturat e partisë së tij dhe simpatizantë në Kamëz, një ditë para protestës së opozitës së bashkuar që do të mbahet përpara Kryeministrisë në orën 20:00.

I shoqëruar nga sekretari i partisë, Bardhi dhe kryebashkiaku Mziu, Lulzim Basha ftoi banorët e Kamzës që ashtu siç kanë bërë dhe në protestat e mëparshme të jenë në krye të lëvizjes për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në ditët e fundit Lulzim Basha ka zhvilluar takime në Kavajë, Elbasan, Vorë dhe Kamëz për të ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së kësaj të hëne në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos