Lulzim Berisha dhe Emiliano Shullazi akuzohen nga SPAK për vrasjet e bujshme të vitit 2005

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2020, 13:16 | Aktualitet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka zbardhur dy ngjarje kriminale të shënuar 15 vite më parë, ekzekutimin e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Klodian Saliu dhe biznesmenit Vajdin Lamaj. Kanë qenë deklarimet e një të penduari, që kanë ndihmuar prokurorët të shkundin pluhurin e këtyre dosjeve dhe të shkonin tek emrat e autorëve të dyshuar. Sipas SPAK, autorë të tyre janë ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha, kunati i tij, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Luftar Reçi, për të cilët janë lëshuar urdhër arreste nga Gjykata e Posaçme. Ndërsa Indrit Taullai u arrestua pak ditë më parë në Kosovë dhe Luftar Reçi vuan një dënim me burg, Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj nuk janë gjendur dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos