Restaurimi në Gjirokastër, studentë të Arkitekturës ndihmojnë në shpëtimin e objekteve

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
16 Nëntor 2026, 13:47 | Sociale

Studentë të Arkitekturës, pjesë e një kampi restaurimi, kanë zgjedhur banesat e braktisura gjirokastrite për të bërë vlerësimin e tyre dhe projektin e ndërhyrjes, me shpresën e shpëtimit të godinave karakteristike që kanë mbetur në mëshirë të kohës.

Në fakt, godina të tilla deri në 2 shekullore janë lënë në gjendje të mjerueshme, çka konstatohet edhe nga drejtuesi i këtij kampi restaurimi.

Edhe studentët ndihen të keqardhur që godina të tilla janë lënë të degradohen deri në pikën që rrezikojnë shembjen totale të tyre.

Në fakt, restaurimi i banesave që kanë vlera historike dhe arkitekturore të kategorisë së parë dhe të dytë janë të shumta në Gjirokastër dhe restaurimi i tyre has në disa problematika, ku kryesorja janë indiferenca dhe mosdakortësia e pronarëve të objektit që mban peng në shumë raste edhe përpjekjet për ruajtjen dhe konservimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos