SPAK dërgon në gjykatë dosjen ndaj Belinda Ballukut

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2026, 13:52 | Kronikë

SPAK dërgon në gjykatë dosjen ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme dërgon në gjykatë dosjen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, raporton A2 CNN.

Këtë e konfirmoi kreu i SPAK, Klodjan Braho, në një takim me gazetarët. “Sot SPAK do të dërgojë zyrtarisht në gjykatë dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe të tjerëve”, mësohet të ketë thënë Braho.

Sipas SPAK, hetimet janë kryer për shkelje në 10 procedura tenderimi, shtatë lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, tunelin e Llogarasë, lotin 3 të rrugës Porto Romano-Durrës dhe tenderin për rikonstruksionin e Albcontrol.

Veprat penale për të cilat akuzohet Balluku: Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, (nëntë herë). “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, (sipas ligjit 144/2013), “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”(dy herë), parashikuara nga nenet 258/2 e 25, 259, 260, 257/a, paragrafi 2, të Kodit Penal, si dhe për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos