Lumi shemb rrugën në Gjirokastër, izolohet fshati

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2021, 11:21 | Aktualitet

Izolohet fshati Zhulat në Bashkinë Gjirokastër. Lumi i fshatit shemb rrugën duke përsëritur situatën e 2 viteve të shkuara.

Probleme janë shfaqur edhe në Derviçian, Bashkia Dropull, ku janë përmbytur fushat. Në fokus të Bashkisë Gjirokastër është përroi i Çullos, ku te gjitha mjetet janë në lagjen Gërhot, ku rrezikohet një lagje e tërë dhe një pjesë e mirë e qytetit.

Probleme janë shfaqur edhe në fshatin Golem, Bashkia Gjirokastër, ku si pasojë e vërshimit të inerteve kalohet me vështirësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos