
Miliona myslimanë po festojnë sot në mbarë botën Kurban Bajramin.
Nga Azia, në Europë, Afrikë dhe Amerikë, besimtarët kanë kryer ritet fetare në xhami dhe më pas kanë uruar njëri-tjetrin, për këtë ditë të shënuar të kalendarit festiv. Lutja dhe mesazhi kryesor ishte për paqe dhe harmoni, veçanërisht në vende të përfshira nga konfliktet si në Palestinë, Siri, Irak dhe Sudan.
Kurban Bajrami, një nga dy festat më të mëdha të besimit Islam, shënon pikën kulmore të peligrinazhit vjetor të haxhit. Tradicionalisht, kremtohet duke bërë kurban për të ndihmuar njerëzit në nevojë. (A2 Televizion)