Protesta të mëdha gjatë natës në Paris pas vrasjes së një 17-vjeçari

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 10:24 | Bota

Parisi kaloi një natë të gjatë trazirash pasi një 17-vjeçar u ekzekutua nga një polic. Viktima kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe sipas autoriteteve refuzoi të ndalonte pas thirrjes së tyre.

Vrasja u filmua dhe u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke nxitur zemërim. Policia tha fillimisht se ishte detyruar të hapte zjarr pasi adoleshenti kishte tentuar t’i përplaste me makinë, version i cili u rrëzua pas publikimit të videos.

Me mijëra të rinj dolën në rrugët e Parisit duke iu vënë flakën kazanëve të plehrave e duke hedhur fishekzjarrë në drejtim të policisë.

Oficeri i policisë që ekzekutoi 17-vjeçarin e kaloi natën në paraburgim, ndërsa ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, bëri apel për qetësi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/27/tronditet-franca-policia-qellon-per-vdekje-shoferin-17-vjecar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos