Politikanët nuk duhet të dalin të karikojnë militantët, por të presin rezultatin e numërimit të votave, pasi mund të shkaktojnë probleme dhe bëjnë presion mbi komisionerët. Kështu u shpreh në studion e A2 CNN ish-kryetarja e KQZ-së Lefterie Luzi, pas deklaratave paraprake nga të dy kampet për fitore të zgjedhjeve.
“Politikanët nuk duhet të dalin në deklarata, por të presin rezultatin e kutive të votimit. Të rrinë në selitë e tyre dhe të monitorojnë procesin sipas kodit zgjedhor dhe mos karikojnë njerëzit me deklarata që ne ishim fituesit. Zgjedhësit kanë votuar në mënyrë të qetë dhe të konsiderueshme. Të mos karikojnë militantët se mund të shkaktojnë probleme nesër dhe ky është presion mbi komisionerët. Komisionerët duhet të jenë të qetë në punën e tyre”.
Sa i takon pjesëmarrjes së lartë në votime, ish-kryetarja e KQZ-së, u shpreh se numri i zgjedhësve është rritur për shkak të kandidatëve preferues.
Dita e votimit është konsideruar e qetë, kjo referuar zgjedhësve, të cilët e bënë këtë ditë të tillë sot dhe liderët politikë demonstruan qetësi dhe dhanë mesazhe për të nxjerrë njerëzit për të votuar dhe kjo u reflektua te rritja e numrit të zgjedhësve. Është bërë fushata e tillë me kandidatë preferues dhe kandidatët e kanë rritur numrin e zgjedhësve . Nuk e kemi rezultat përfundimtar të numrit të votuesve”.
Të njëjtin mendim ndau edhe analisti Afrim Krasniqi, sipas të cilit daljet e sotme të politikanëve ishin skandaloze, ndërsa pjesëmarrja theksoi ai, ishte një mesazh i votuesve për të ndëshkuar partitë politike.
“Pjesëmarrja ka qenë mesazh politik dhe Tiranën e lidh me votën preferenciale, por nga ana tjetër është një votë e mesazhit qytetar për të ndëshkuar parti politike. Këto zgjedhje janë kundër partive. Nuk vlerësoj sot sjelljen e politikanëve ishte skandaloze. Ata duhet të mbylleshin në selitë e partive”. (A2 Televizion)