Një mace në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thyer rekordin si macja me bishtin më të gjatë në botë.
Altair, një mace 5-vjeçare, ka një bisht me gjatësi 40,8 cm, që do të thotë 10 cm më të gjatë se mesatarja e bishtit të maceve.
Pronari i saj thotë se macja e tij e ka gjenetike gjatësinë e bishtit, pasi edhe vëllai i saj kishte një bisht shumë të gjatë, por gjithashtu i jep meritën edhe vetes për mënyrën se si është kujdesur për të dhe për ushqimet që i ka dhënë. (A2 Televizion)








