YouTuber-ja anoreksike tremb fansat

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 09:09 | Lifestyle

Një vajzë 29-vjeçare, e famshme për videot e saj në YouTube që në vitin 2010, ka shqetësuar ndjekësit e saj me videon e fundit, ku shihet tmerrësisht e dobët.

Eugenia Cooney, nga Masaçusets i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vitet e fundit, ka nisur të humbë shumë peshë, por në TikTok u pa kockë e lëkurë në klipin më të ri të saj.

Fansat menjëherë shprehën shqetësim, duke komentuar se duhet të nisë menjëherë rehabilitimin.

“Çfarë duhet të bëjmë të të bindim që ke nevojë për ndihmë? Duhet të shtrohesh në një klinikë rehabilitimi urgjentisht. Kjo është e frikshme”, lexohet nëpër komente.

“Je shumë e bukur dhe e re për t’u larguar nga kjo botë”, shkruan një tjetër ndjekëse.

Në vitin 2016, 18 000 persona firmosën një peticion duke kërkuar që Eugenia të mos lejohej më në YouTube, pasi, sipas tyre, po promovonte anoreksinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos