
Në një reagim pas formalizimit të divorcit, presidentja e komisionit europian Ursula Von Der Leyen tha se Britania e madhe dhe Brukseli do të luftojnë për interesat e tyre në bisedimet tregtare. Ajo vlerësoi qytetarët britanikë, që siç tha kishin kontribuar për ta bërë unionin më të fortë dhe I cilësoi si emocionuese ditët e fundit të Britanisë në Bashkimin Europian.
Presidenti I këshillit europian Charles Mishel kishte një paralajmërim për londrën. Sa më shumë ti largohet standardeve të be aq më pak qasje do të ketë ndaj tregut të përbashkët.
Ndërsa Presidenti francez Emanuel Macron e cilësoi largimin e Britanisë si një kambanë alarmi që duhet të dëgjohet në çdo shtet të unionit. (A2 Televizion)