Macron kundër rinegocimit, ujdia për Brexit përplas Francën dhe Gjermaninë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2019, 19:22 | Bota
Macron kundër rinegocimit,  ujdia për Brexit përplas Francën

Gjermania i solli shpresë, por Franca u sigurua shumë shpejt që ta shuante. Kryeministri britanik doli duarbosh nga vizita në Paris, me Presidentin Emmanuel Macron që u shpreh kundër rinegocimit të një ujdie të re për Brexit.

Kreu i pallatit Elize thotë se nuk ka kohë për këtë, ndërsa më herët kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh optimiste se një akord i ri mund të arrihej brenda 30 ditëve.

“Dua të jem shumë i qartë. Muajin e ardhshëm, ne nuk do të punojmë për gjetjen e një marrëveshjeje të re, e cila është shumë larg bazës aktuale”, deklaroi presidenti francez.

https://a2news.com/2019/08/22/franca-kunder-gjermanise-macron-marreveshja-e-brexit-nuk-rinegociohet/

Duke thënë se fati i Britanisë së Madhe mbetet vetëm në duart e kryeministrit Johnson, presidenti francez komentoi dhe pikën më të kontestuar të ujdisë për Brexit. Macron nuk pranoi dhe kërkesën më të vogël të qeverisë së Londrës, rishikimin e mekanizmit frenues që parashikon të parandalojë kthimin e kufijve të fortë me Irlandën, madje e konsideroi atë pikë si të pazëvendësueshme.

Por Johnson tentoi të provonte të kundërtën, i frymëzuar dhe nga Merkel.

https://a2news.com/2019/08/20/kushtet-per-brexit-johnson-i-dergon-leter-bashkimit-europian-mekanizmi-kufitar-anti-demokratik/

 “U inkurajova fuqishëm në Berlin nga mikja jonë e përbashkët. Dhe e di që me atë energji e kreativitet, ne mund të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara për të gjithë bizneset dhe qytetarët. Por siç e theksove Emmanuel, besimi në politikë është jetësor. Nëse mban një referendum, duhet vepruar sipas udhëzimit të votuesve. Prandaj ne duhet të largohemi nga BE më 31 tetor, me apo pa ujdi”, u përgjigj kryeministri britanik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos