Zjarri në Ishujt Kanarie mund të shihet nga hapësira

Nga A2 CNN
22 Gusht 2019, 10:15 | Bota
Zjarri në Ishujt Kanarie mund të shihet nga hapësira

Vatra zjarri që shkrumbojnë zonat e gjelbra duke lënë njolla të zeza. Kështu duken nga hapësira flakët e fuqishme që po shkrumbojnë Ishujt Kanarie që prej 17 gushtit.

Imazhet janë publikuar nga Agjencia Hapsinore Europiane dhe janë shkrepur nga një satelit i programit “Kopernikus”.

Zjarret e fuqishme kanë djegur mbi 10 mijë hektarë pyje dhe prodhime bujqësore duke detyruar evakuimin e 9 mijë personave. Rreth 700 zjarrfikës dhe 16 avionë e helikopterë janë angazhuar për shuarjen e flakëve, ndërsa autoritetet paralajmëruan se e kanë të pamundur që të vënë zjarret nën kontroll dhe se do t’u duhen disa ditë për fikjen e tyre.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos