
Mikroplastika, grimcat që merren gjatë konsumimit të ujit nga shishet plastike nuk shfaq asnjë rrezik për shëndetin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në raportin e parë të hartuar për këtë çështje, OBSH thekson se grimcat e vogla apo edhe atome të mëdha, kalojnë në trup pa u absorbuar.
Por gjithsesi në raport nënvizohet fakti se gjetjet janë bazuar në informacione të limituara ndërsa shkencëtarët do të thellohen edhe më shumë në kërkime.
“Ne urgjentisht duhet të dimë më shumë mbi këtë çështje” thuhet nga trupi i Kombeve të Bashkuara. Mikroplastikat, të përshkuara si grimca bakteriale, shumë të vogla, që gjenden në çdo prodhim plastik, kryesisht shishe, merren nga shishet e ujit të gjetura kudo, në liqene, det apo edhe shishet që shiten gjerësisht në markete.
“Vetëm një burim uji ka 100 mikro-plastika për litër”, shpjegon Bruce Gordon, një nga studiuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por duke siguruar se sipas gjetjeve, edhe ky ujë është i sigurtë për konsumatorët.
Sipas studimeve të viteve të fundit, shishet plastike, nga të cilat konsumohet uji i pijshëm përmbajnë kimikate të rrezikshme. Kur ajo ekspozohet ndaj oksigjenit apo temperaturave të larta si dielli, prej tyre shkëputen substancat toksike, që hyjnë menjëherë në ujë dhe automatikisht hyjnë lehtësisht në trupin tonë.
Ndaj rekomandimi i mjekëve vazhdimisht ka qenë konsumi i ujit nga burimi e në mungesë të tij, përmes shisheve të qelqit. Sipas tyre 2 miliard njerëz në mbarë botën, konsumojnë në ditë ujë të kontaminuar, pikërisht nga shishet plastike. Dhe kjo shkakton 1 milionë vdekje në vit.
Ky duhet të jetë fokusi i punës së OBSH, thotë Gordon, pasi ndotja plastike mbetet një problem global. Edhe pse studimi ka nisur vite më parë, OBSH thotë se ende ka nevojë për prova të sigurta. (A2 Televizion)