Anuloi vizitën, Danimarka irritohet nga veprimi i Presidentit Trump

Nga A2 CNN
22 Gusht 2019, 10:25 | Bota
Anuloi vizitën, Danimarka irritohet nga veprimi i Presidentit Trump

Veprimi i Presidentit amerikan, Donald Trump, irritoi Danimarkën. Kryeministrja Mette Frederiksen kritikoi vendimin e Kreut të Shtëpisë së Bardhë, i cili anuloi vizitën zyrtare pasi autoritetet konfirmuan se Groenlanda nuk është në shitje.

“Jam e zhgënjyer dhe e surprizuar nga vendimi i tij”, u shpreh ajo ndërsa ritheksoi se Amerika është aleati më i ngushtë i Danimarkës.

Frederiksen shtoi më tej se zhvillimet e fundit nuk do të ndryshojnë marrëdhënien e mirë mes dy shteteve. Ndër të tjera, sqaroi edhe njëherë se Groenlanda nuk është në shitje si dhe bëri me dije se ftesa ndaj Trump vlen ende.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos