Policia italiane sekuestroi një arsenal shumë të madh armësh në banesën e Raffaele Imperiale, një drejtues i arrestuar i mafias, i cili është përmendur më herët pasi mbante disa piktura të vjedhura të Vincent Van Gogh.
Pikturat e vjedhura në Amsterdam në 2002 u gjetën nga policia në vilën Imperial në 2016 në Napoli. Secila prej tyre vlerësohej mbi 50 milionë euro.













Sipas një deklarate të bërë nga zyra e Prokurorisë së Napolit, në kontrollin e fundit në banesën e kryemafiozit u gjetën mbi 80 armë zjarri, mes të cilave 3 kallashnikovë, granada dhe mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm,
Imperiale konsiderohet si një figurë kyçe në trafikun e lëndëve narkotike, pastrimit të parave dhe njihej për lidhjet e tij me Camorran. Ai u arrestua në vitin 2021 në Dubai dhe më pas u ekstradua në Itali për t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj tij. (A2 Televizion)