Magjia e NBA, Donçiç në histori, 60 pikë dhe përmbysje rekord për Dallas

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 15:54 | Sporte të tjera
Magjia e NBA, Donçiç në histori, 60 pikë dhe

Luka Donçiç shkruan edhe një herë historinë e basketbollit. Ylli slloven realizoi 60 pikë, rikuperoi 21 topa në tabelë e dha 10 asist, duke u bërë i pari në historinë e NBA që regjistron statistika të tilla.

Donçiç ishte lojtari i ndeshjes për Dallas, në përmbysjen madhështore 126-121 ndaj New York Knicks. Në 33 sekondat e fundit të lojës, Mavericks po humbitnin 112 me 103. Por, në vetëm gjysmë sekonde lojë efektive, ata arritën të barazonin rezultatin në 115 me 115, ku vendimtare ishte lëvizja e fundit e Donçiç, që humbi me vetëdije goditjen e fundit të lirë, për të realizuar në të njëjtin aksion 2 pikë.

Në fund, Dallas triumfoi në kohën shtesë, në atë që rezultoi se ishte një prej sfidave më spektakolare në historinë e basketbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos