Vdes papritur “ylli” i Super Bowl, vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 16:31 | Sporte të tjera

Ronnie Hillman, “ylli” i Super Bowl-it për Denver Broncos, ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare të mërkurën. Lajmin e rëndë e dha familja e tij në një postim në rrjetin social “Instagram” të të ndjerit.

Hillman u diagnostikua në gusht me karcinoma medulare renale, një formë e rrallë kanceri, sipas një deklarate të postuar në mediat e tij sociale të mërkurën.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit, vëllait dhe babait tonë të dashur, Ronnie K Hillman Jr. Ronnie kaloi në heshtje dhe në mënyrë paqësore sot në shoqërinë e familjes dhe miqve të tij të ngushtë.”

Postimi i familjes në profilin e Hillman në Instagram

Karcinoma medulare renale është një kancer shumë agresiv që prek kryesisht njerëzit me tipare të qelizave drapër (SCT).

“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen e Ronnie. Edhe pse kam arritur ta stërvit vetëm një sezon, do ta kujtoj si një shok skuadre të shkëlqyer dhe punëtor. Ronnie vinte gjithmonë në stërvitje me një buzëqeshje në fytyrë dhe pasioni i tij për lojën ishte ngjitës. Ai do të jetë gjithmonë një Aztec për jetën.”

Kryetrajneri i SDSU-së, Brady Hoke

Hillman kaloi kohë në Minnesota Vikings dhe Los Angeles Chargers në sezonin 2016 NFL, përpara se të nënshkruante me Dallas Cowboys përpara sezonit 2017. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos