Brenda botës së fshehtë të mundësve sumo

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 14:48 | Sporte të tjera

Mundja sumo, një sport në Japoni që ka mbetur i pandryshuar që prej fillimeve të shekullit XVII, vijon të jetë nën diktatin e traditës dhe ritualeve. Fotografi David Sharabani sjell përmes punës së tij, pamje të rralla të asaj që ndodh në këtë botë të fshehtë.

“90% të kohës e kam harxhuar duke u përpjekur që të futem në ambientet e tyre dhe vetëm 10% duke fotografuar”, thotë Sharabani për CNN. “Ishte një sfidë e vërtetë. Ata i japin shumë, shumë rëndësi stërvitjes. Kështu që kur unë shfaqesha, shpesh me refuzonin. Por ndonjëherë më lejonin të futesha dhe më thoshin që të qëndroja shumë urtë në një cep të dhomës”.

Pamjet e mundësve duke u stërvitur, duke dyluftuar dhe madje edhe duke u disiplinuar nga trajnerët e tyre janë përmbledhur në një libër me më shumë se 100 fotografi të titulluar thjesht “Sumo”, e të publikuar së fundmi.

Ndryshe nga fotoalbumet e zakonshme me temë sportin, Sharabani është përqendruar më tepër te kultura rreth këtij sporti, jo te ndeshjet. “Shumë fotografë sportivë duan të fiksojnë momentet e aksionet, kurse për mua më shumë rëndësi ka përjetësimi i thelbit të sportit”, tha Sharabani. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/25/kampioni-10-vjecar-i-sumos-mund-kundershtaret-5-6-vite-me-te-medhenj/
https://a2news.com/2020/01/28/188-kg-ne-lot-kampioni-i-sumos-nuk-permbahet-pas-fitores/

A2 CNN Livestream

Latest Videos