Maignan pret penallti, Milan barazon me Real Madrid

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 07:14 | Futboll
Maignan pret penallti, Milan barazon me Real Madrid

Milani barazoi pa gola në miqësoren e luajtur përballë Realit të Madridit në Austri.

Testi i radhës konfirmoi atë që është vënë re në përgatitjet e sezonit të ri, pra që kuqezinjtë vuajnë në fazën sulmuese, por nga ndeshja me skuadrën “mbretërore” spanjolle erdhi një konfirmim i rëndësishëm.

Majk Maignan vazhdon të shkëlqejë, pasi priti edhe penalltinë Garet Bejl. Portieri i afruar si zëvendësues i Donarumas ka lejuar vetëm një gol në tre ndeshje të luajtura me Nicën, Valencian dhe Realin.

Për koeçidencë, gjashtë vjet më parë, edhe Donaruma në ndeshjen e parë të luajtur përballë madrilenëve, kur ishte vetëm 16 vjeç, priti penalltinë e Toni Kros. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos