Majmuni i egër, i jep ‘puthjen’ e fundit njeriut që e ushqeu gjithë jetën

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 17:33 | Kapur në kamera

Në videon e mësipërme mund të shihni momentin prekës teksa një majmun i egër i jep puthjen e fundit njeriut që e ushqeu gjithë jetën, në funeralin e tij.

Përpara se të ndërronte jetë, 56-vjeçari Peetambaram Rajan e ushqente kafshën çdo ditë me fruta dhe biskota në oborrin pas shtëpisë së tij në Sri Lanka.

Kur të afërmit e viktimës e sollën majmunin në funeral, mbetën të çuditur tek panë afrimitetin dhe lidhjen e ngushtë që ata kishin me njëri-tjetrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos