Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë – Elbasan, shoferi del në kohë

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 20:17 | Kronikë
Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë –

Një tjetër mjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure, këtë herë në aksin rrugor Tiranë – Elbasan. Sikurse njofton policia, mjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët në ecje, ndërsa fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime.

Sipas bluve, paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt në mjet, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Elbasan/Informacion paraprak: Rreth orës 17:00, në aksin rrugor "Tiranë-Elbasan", ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin S. B., 41 vjeç.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, njofton Policia e Elbasanit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/03/shkrumbohet-makina-ne-tirane-shpeton-mrekullisht-shoferi-detajet-e-para/

A2 CNN Livestream

Latest Videos