Një makinë “Benz ML” është përfshirë në një aksident këtë të premte në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i makinës, shtetasi me iniciale A.Ç.
Burime bëjnë me dije se i lënduari ka marrë dëmtime në trup dhe u transportua drejt spitalit të Korçës për mjekim më të specializuar.
Nga informacionet bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave, por mendohet paraprakisht se drejtuesi ka humbur kontrollin edhe për shkak të shpejtësisë. (A2 Televizion)










              	  		Galeria fotografike ( )
              	  	
				    
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   