Makina “fantazmë” përfshihet nga flakët, përplaset me autobusin e shkollës

Nga A2 CNN
27 Prill 2023, 21:53 | Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur përpara syve të nxënësve në Halifax të Anglisë. Një makinë e përfshirë e tërë nga flakët u përplas me një autobus dykatësh, i cili sapo kishte zbritur nxënësit.

Nxënësit vrapuan të terrorizuar larg vendngjarjes, ndërsa një polic u mundua të mbante larg njerëzit e tjerë.

Pamjet e ngjarjes u filmuan nga një 15-vjeçar, i cili i shpërndau ato më pas në rrjetet sociale. Daily Mail raporton se makina u përfshi nga flakët ndërsa ishte e parkuar. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos