Makina përplaset me autobusin në Itali, vdesin 5 të rinj

Nga A2 CNN
23 Janar 2022, 16:31 | Bota

Një aksident tragjik ka ndodhur në Breshia të Italisë, si pasojë e të cilit kanë gjetur vdekjen 5 të rinj, të moshës nga 17 deri në 22 vjeç.

Një makinë është përplasur me një autobus mbrëmjen e së shtunës dhe të gjithë viktimat ishin pasagjerë të makinës, që, sipas mediave italiane, kishte hyrë në korsinë e gabuar.

Shoferi i autobusit, një burrë 58-vjeçar, u dërgua në spital me plagë të lehta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos