Policia e Shtetit ka shpërndarë një version zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur sonte në afërsi të portit të Durrësit, ku u gjet kufoma e një personi të vdekur.
Sipas Policisë, drejtuesi i një autobusi tip Skania është përplasur në Shkozet me një motor të drejtuar nga shtetasi R. B, 25 vjeç, banues në Durrës.
Nga vëzhgimi i kamerave dhe nga hetimet paraprake, forcat e rendit thonë se viktima është përplasur edhe me një mjet tjetër, i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja, deri në afërsi të portit.
Në një video të siguruar nga A2, shihet një furgon që tërheq kufomën e viktimës, madje sipas disa dëshmive personi ishte hedhur nga ky mjet në lëvizje. Mbeten ende për t’u sqaruar nga Policia detajet e kësaj ngjarjeje.
(A2 Televizion)