
114 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar këtë të shtunë nga Franca dhe Belgjika, pasi kishin shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e Bashkimit Europian, ose iu është refuzuar dhënia e azilit.
Sipas Policisë, në Aeroportin e Rinasit mbërriti një charter nga Franca, i eskortuar nga Policia Shqiptare me 33 shtetas shqiptar, nga të cilët 28 shtetas të deportuar nga Franca dhe 5 shtetas nga Belgjika.
Po në këtë kuadër nga disa vende të BE-së, u riatdhesuan edhe 81 shtetas të tjerë shqiptarë të cilët kishin thyer rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN, disa prej tyre kishin tentuar për të hyrë ilegal në Angli, si dhe një pjesë që kishin përfunduar dënimin në një nga vendet e BE-së. (A2 Televizion)