Shpërndante kokainë në Fier, pranga 55-vjeçarit

Nga A2 CNN
27 Tetor 2019, 08:56 | Kronikë
Shpërndante kokainë në Fier, pranga 55-vjeçarit

Një 55 vjeçar nga Levani i Fierit u arrestua pranë një qendre tregtare në dalje të qytetit për shpërndarje të lëndëve narkotike të llojeve të forta.

Në prangat e policisë ka rënë 55-vjeçari G.M. të cilit gjatë kontrollit në mjetin tip “Ford” që drejtonte, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza dhe gati për shitje.

55-vjeçari e kishte fshehur lëndën narkotike brenda një kutie ilaçesh, por që u zbulua nga oficerët e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos